Çair-Butel, protesta kundër ndërtimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët e komunave të Butelit dhe Çairit protestuan kundër ndërtimit të një ndërtese shumëkatëshe e cila, sipas tyre, do ta pengojë jetesën normale në lagje. Sipas planit, ndërtesa duhet të ndërtohet në tokë që i përket komunës së Butelit, por banorët e Çairit ndjehen të revoltuar sepse ndodhet në kufirin midis komunave. Banorët thonë se do të mbledhin nënshkrime për ta parandaluar ndërtimin e ndërtesës.

Kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski thotë se kjo është tokë që ka qenë private për më shumë se dhjetë vjet, dhe për ndërtimin e ndërtesës ata tashmë kanë pasur debat publik, ku një pjesë e vogël e banorëve janë ankuar, por se i kanë tejkaluar problemet.

“Bëhet fjalë për nismë private të cilën e paguan pronari i tokës, ajo tashmë është në fazë në Qytetin e Shkupit, janë bërë të gjitha konsultat, kemi pasur sondazh publik që zgjati një muaj. Pronari kërkoi të ndalonte për momentin dhe mendoj se është në fazën e ndalimit, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Për shkak se është iniciativë private, ne si komunë duhet t’u përgjigjemi atyre kërkesave. Ajo që plani i detajuar urbanistik e lejon është të jetë ndërtesë’ deklòaroi Velimir Smilevski – Kryetar i Komunës së Butelit.

Ideja fillestare e pronarit të tokës ka qenë të ndërtojë objekt njëmbëdhjetëkatësh, komuna e Butelit ka lejuar ndërtimin e shtatë kateve, por qyteti i Shkupit e ka reduktuar në pesë.

Advertisement

 

Çair-Butel, protesta kundër ndërtimeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy