Çaputova: Shpresoj që Sllovenia dhe RMV së shpejti do të jenë bashkë edhe në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Para disa muajve, për fat të mirë filluan negociatat dhe besoj që duke marrë parasysh se jemi dy vende anëtare të NATO-s, shpresoj që shumë shpejtë do të jemi bashkë edhe në BE”.

Këtë e tha sot fillimisht presidentja sllovake Zuzana Çaputova në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, bashkë me presidentin Stevo Pendarovski.

“Tash një kohë të gjatë Sllovakia mbështet ambiciet e Ballkanit Perëndimor, përfshi vendin tuaj, në procesin e integrimit”, theksoi Çaputova duke përshëndetur pozicionimin e Maqedonisë së Veriut afër vendeve të BE-së dhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Para konferencës së përbashkët, Pendarovski dhe Çaputova realizuan takim kokë-më-kokë. Ndërsa siç njoftuan nga kabineti i presidentit, në takim është diskutuar për situatën politike në vend si dhe për procesin e anëtarësimit të RMV-së në BE./Telegrafi/

Advertisement

Çaputova: Shpresoj që Sllovenia dhe RMV së shpejti do të jenë bashkë edhe në BE shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy