Carovska: Bashkë me ekipin tim arritëm të bëjmë ndryshime thelbësore të cilat dërgojnë drejt një më të mire për nesër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot, kur në procedurë kuvendore është zgjedhja e Qeverisë së re, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk është propozuar për asnjë post qeveritar nga mandatari Dimitar Kovaçevski, Milla Carovska i është drejtuar publikut nëpërmjet një kumtese për media.

“Edhe pas largimit nga funksioni, do të vazhdoj të jem në anën e qytetarëve, sepse besoj se ata janë të vetmit që kanë fuqi të ndryshojnë gjërat për të mirë. Vazhdoj fuqishëm të luftoj për vlerat qytetare, për barazinë, për interesat dhe të drejtat e fëmijëve, të rinjtë dhe femrat”, tha Carovska.

Thotë se qeveria në të cilën ishte pjesë ajo, arriti të kthejë lirinë te qytetarët.

“Isha në qeveri të udhëhequr nga LSDM, të cilët arritën të kthejnë lirinë në shoqëri, besimin në institucione dhe të fuqizojnë respektin e ndërsjellë qytetar. Në një periudhë të vështirë, në kohën e tranzicionit nga regjimi në demokraci, por edhe në kohën e krizës shëndetësore serioze, bashkë me ekipin tim treguam se mund të kontribuojmë në ballafaqimin me sfidat shoqërore të çdo individi dhe të bëjmë ndryshime thelbësore të cilat dërgojnë drejt më të mirës nesër.

Advertisement

Punuam intensivisht, në mënyrë transparente. Vepruam në bazë të vlerave demokratike dhe qytetare, por edhe në bazë të nevojës, kërkesës dhe iniciativave, më pas duke u udhëhequr nga një mendim i vetëm se kjo shoqëri mundet dhe duhet të jetë e barabartë për të gjithë, se ka vend për çdonjërin dhe secili meriton të trajtohet njëjtë nga shteti”, tha Carovska mes tjerash.

Në vend të Carovskës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të vjen Jeton Shaqiri, nga radhët e BDI-së.

Carovska: Bashkë me ekipin tim arritëm të bëjmë ndryshime thelbësore të cilat dërgojnë drejt një më të mire për nesër shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy