Carovska: Dëgjojmë zërin e nxënësve dhe krijojmë arsim cilësor dhe përfshirës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet një video uroi Ditën ndërkombëtare të fëmijës – 20 nëntori duke thënë se ministri punon në krijimin e arsimit më cilësor dhe më të qasshëm për çdo fëmijë.

“Sot kur shënojmë Ditën ndërkombëtare të fëmijës dua të theksoj se kemi një qëllim të vetëm – të sigurojmë arsim që do t’u mundësojë fëmijëve tanë, nxënësve të rriten në qytetarë të cilët kanë mësuar ta përdorin dijen për zhvillim personal dhe shoqëror. Në këtë drejtim janë edhe reformat që nënkuptojnë përmirësim të kushteve për mësim në shkolla, por edhe programe të reja mësimore të bazuara në zhvillimin e mendimit kritik dhe të vlerave siç është respektimi i të drejtave të njeriut, toleranca, multikulturarizmi dhe barazia”, tha Carovska.

Ajo shtoi se pandemia ka ngjallë disa sfida, por MSHA po ndërmerr hapa konkret për të parandaluarndalimin e sistemit arsimor, por edhe të mbrojë shëndetin mendor të nxënësve.

“Jam e vetëdijshme se të gjithë po kalojmë një periudhë jashtëzakonisht të vështirë në një pandemi, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përkushtuar për forcimin e shërbimeve profesionale në shkolla për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja për mbrojtjen e shëndetit mendor. Jemi duke bërë përpjekje maksimale që vazhdimësia e shkollave të mbetet e sigurt dhe e hapur, tha Carovska.

Advertisement

Ajo theksoi tha se ndjehet e lumtur që ka nisur zbatimi i procese reformuese në arsimin shkollor.

“Ne dëgjojmë zërin e fëmijëve dhe përpiqemi të ndërtojmë arsim gjithëpërfshirës dhe cilësor. Ne investojmë te të rinjtë, investojmë në shkencë dhe krijojmë një themel të fortë të një shoqërie që kujdeset për të gjithë dhe një shoqërie të rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, tha Carovska./Telegrafi/

Carovska: Dëgjojmë zërin e nxënësve dhe krijojmë arsim cilësor dhe përfshirës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy