Carovska: Koncepti për arsim fillor pjesë e strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Milla Carovska ka thënë se koncepti për arsimin fillor miratohet në debat të gjerë dhe duhet të diskutohet për të dhe se duhet patjetër të ecim përpara, pasi ajo është pjesë e programit qeveritar.

“Dhe të mos harrojmë, ky koncept është pjesë e Strategjisë për reforma në arsim 2018- 2025, pjesë e Ligjit për arsim fillor të miratuar para rreth një viti. Faza tjetër është koncepti dhe më pastaj rishkrimi i programeve arsimore. Në vazhdimësi si qeveri edhe më parë dhe tani, jemi të orientuar në reformimin e arsimit. Tani është moment për implementim, veçmë hyjmë në implementim”, ka thënë Carovska.

Siç ka njoftuar MASH, ministrja ka thënë se të gjitha dokumentet strategjike janë miratuar edhe në programin e kaluar qeveritar dhe në këtë program qeveritar qëndron racionalizimi ose integrimi i lëndëve, rritja e periudhës së pranisë në shkolla si vend i sigurt dhe jashtë aktiviteteve arsimore dhe orëve mësimore dhe lëndëve.

“E gjithë kjo bëhet me qëllim të mund të arrijmë, të nxjerrim potencialin maksimal nga çdo nxënës dhe më këtë të përdorim atë potencial maksimal në shoqëri”, ka thënë Carovska.

Advertisement

Carovska: Koncepti për arsim fillor pjesë e strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy