Carovska: Me procesin e Bolonjës e përshtatim arsimin e lartë me nevojat e studentëve dhe shoqërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot mori pjesë në një konferencë online të ministrave përgjegjës për arsimin e lartë të vendeve anëtare të procesit të Bolonjës.

Nikoqir i konferencës e cila për herë të parë mbahet online, është Roma ku marrin pjesë ministrat e 48 vendeve anëtare.

Siç njoftojnë nga MASH, Carovska në fjalimin e saj e ka theksuar rëndësinë e inovacionit në arsimin e lartë.

“Gjatë njëzet viteve të kaluara, arritjet e Procesit të Bolonjës kanë ndryshuar arsimin e lartë që përqendrohet në nevojat e studentëve dhe zhvillimin e shoqërisë. Me futjen e metodave dhe praktikave të reja për mësim, ne shënojmë një dimension krejtësisht të ri në proceset arsimore dhe i përshtatim ato me trendet bashkëkohore. E gjithë kjo është lidhur ngushtë me kërkimin dhe me vendin e shkencave shoqërore, humane dhe krijuese që duhet të vazhdojnë ta luajnë rolin vital, duke iu dhënë thellësi jetës sonë dhe duke na mundësuar ta kuptojmë dhe të veprojmë në botë që vazhdimisht ndryshohet”, tha Carovska.

Advertisement

Në njoftimin e MASH më tej thuhet se sekretari i Bolonjës ka shpreh falënderim për Maqedoninë e Veriut, e cila në dy vitet e fundit mori pjesë në këshillin udhëheq me procesin e Bolonjës dhe për konferencën e mbajtur në Shkup, në shkurt të vitit 2019.

Ndryshe, në konferencën e Romës ministrat e pranuan San Marinon si anëtare e re e Procesit të Bolonjës./Telegrafi/

 

Carovska: Me procesin e Bolonjës e përshtatim arsimin e lartë me nevojat e studentëve dhe shoqërisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy