Carovska: Mësim s’do të thotë vetëm libër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot në pyetjen se disa nxënës të klasës së katërt në Shkup nuk kanë libra dhe as tableta, kurse nxënës të klasës së gjashtë nuk kanë libër të historisë, tha se ka shumë mënyra për të mësuar dhe kjo s’do të thotë vetëm me posedim të librave.

“Nxënësit kanë edhe tableta, nxënësit kanë edhe libra. Prindërit, mësimdhënësit dhe administratorët e kanë për obligim t’i lëshojnë librat digjital në tabletat ekzistuese në shkolla që ndodhen në fondin e bibliotekës”, tha Carovska.

Sipas saj, mësimi nuk do të thotë libër dhe se shumë e rëndësishme koncepti ri i për shkak se do të ndryshojë mënyrën e mësimit.

“Kjo është ideja e konceptit të mësimit. Mësojmë përmes hulumtimeve, mësojmë përmes praktikës dhe përmes diskutimit”, tha mes tjerash Carovska./Telegrafi/

Advertisement

Carovska: Mësim s’do të thotë vetëm libër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy