Carovska: Mësimdhënësit të kyçen në përpilimin e plan-programit për vitin e ardhshëm shkollor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska pas miratimit të koncepti i ri për arsim Qeveria, në paraqitjen e saj të sotme u bëri thirrje mësimdhënësve që të kyçen në përpilimin e plan-programit për vitin shkollor 2021-2022.

Ajo tha se koncepti i ri është i disponueshëm edhe për publikun, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot do të bëjmë edhe thirrje publike, për të cilën unë mendoj se tashmë duhet të jetë shpallur, ndërsa ka të bëj me përgatitjen e plan-programeve për vitin shkollor 2021/2022, prej klasës së parë deri në të katërtën, e që do të nis pas konceptimit të ri. Unë u bëj thirrje të gjithë mësuesve dhe profesorëve që të përfshihen në përgatitjen e programit sepse është me të vërtetë e rëndësishme për kapacitetin kombëtar”, tha mes tjerash Carovska.

Ajo shtoi se përveç cilësisë në arsim, edhe infrastruktura arsimore është njëri nga elementët kyç në procesin arsimor./Telegrafi/

Advertisement

Carovska: Mësimdhënësit të kyçen në përpilimin e plan-programit për vitin e ardhshëm shkollor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy