Carovska: Një pjesë e masave nga pakoja e tretë do të fillojë të implementohet nga qershori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

– Qeveria do të përgatisë kornizë ligjore ose dekret për zbatimin e vazhdueshëm të të gjitha masave të reja nga pakoja e tretë, disa prej të cilave do të zbatohen në qershor, njoftoi sot zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Çështje ekonomike dhe për koordinim të Departamenteve ekonomike, Mila Carovska, në emisionin “Utrinski Brifing” në “Sllobodna TV”.
Ajo theksoi se pakoja e tretë e masave, ka për qëllim rritjen e ekonomisë, mbështetjen dhe stimulimin e konsumit personal dhe ndihmën e kompanive më të prekura, veçanërisht hotelet dhe restorantet.
“Konsumi personal ka ndikim të madh në ekonomi, konstatojmë se paratë e qytetarëve, paratë e injektuara në familje, të ardhurat e tyre, ndikojnë patjetër në zhvillimin e ekonomisë. E rëndësishme është që disa nga këto masa nga pakoja e tretë të shkojnë drejtpërdrejtë në kompani dhe kanë për qëllim t’i mbështesin ato. Ato kompani që merren me turizëm, më të goditura, siç janë hotelet dhe restorantet, agjencitë e turizmit, tek ato, gjithashtu injektojmë mjete të caktuara, që duhet ta rikthejnë në jetë këtë sektor”, tregoi Carovska.
Ajo theksoi se dy pakot e para të masave kishin për qëllim mbajtjen e vendeve të punës, ndërsa pakoja e tretë duhet t’i shtyjë kompanitë drejt zhvillimit, në mënyrë që të ketë efekte më të buta në vitin 2021.
Zëvendëskryeministrja theksoi se në pjesën e kreditimit, në korniza të KOVID 1, janë dorëzuar 738 kërkesa për kredi, nga të cilat 51 për qind janë hotelierë, ndërsa 43 për qind transporti.
Në lidhje me afatin e zgjedhjeve parlamentare, zëvendëskryeministrja tha se Qeveria respekton qëndrimin e ekspertëve të shëndetësisë, të cilët thonë se tani ekzistojnë kushte të favorshme për zbatimin e zgjedhjeve, sepse nga shtatori, me hapjen e kufijve dhe kthimin në shkolla, pritet valë e re e Kovid-19./MIA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy