Carovska: Notimi do të bëhet në shkolla, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në konferencën e sotme për shtyp bëri të ditur se shkollat do të kenë udhëzime se si do të bëhet notimi për nxënësit që do ta ndjekin mësimin online.

Siç sqaroi ajo, edhe pse mësimi do të bëhet përmes internetit, notimi apo vlerësimi i nxënësve do të jetë me prani fizike në shkolla.

“Përgatiten rregulla të reja për vlerësim. E rëndësishme është që që mësimi online duhet ta japë maksimumin. Vitin e kaluar, notimi nuk ishte rregulluar. Tani themi se vlerësimi duhet të jetë me prani fizike dhe duhet të organizohet në grupe, dhe natyrisht, nëse kushtet epidemiologjike në komunë lejojnë një gjë të tillë”, tha Carovska.

Ajo po ashtu sqaroi se viti mësimor do të përfundojë më 10 qershor si vitet tjera mësimore./Telegrafi/

Advertisement

Carovska: Notimi do të bëhet në shkolla, ndërsa viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy