Carovska: Shkolla është vendi ku duhet të zhvillohen aftësitë e lidershipit te vajzat dhe të djemtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në fjalimit e saj në Samitin për lidershtip për vajzat tha se vetëm barazi gjinore mund të krijojë të ardhme të mirë, pa paragjykime dhe pa diskriminim.

“Besoj se nxënësit e tanishëm në këtë Samit do të sjellin konkludime për krijimin e një bote më të mirë që nuk njeh diskriminim në bazë gjinore, etnike, kulturore, sociale ose ndonjë përkatësie tjetër”, tha Carovska.

Sipas saj, shkolla është vendi ku zhvillohen aftësitë e lidershipit si për vajzat ashtu edhe për djemtë.

“Për këtë shkak, Republika e Maqedonisë së Veriut me konceptin e ri për arsim fillor që fillon në shtator, vëmendje të posaçme i kushton procesit arsimor në mënyrë që të ndërtojë gjenerata të ardhme që do t’i respektojnë dallimet dhe bashkërisht do të krijojnë shoqëri ku për secilin do të ketë vend. Nëse i mësojmë fëmijët me këto vlera që në fëmijëri, do t’i inkurajojmë që të luftojnë për të drejtat e tyre, dhe me këtë do të ndërtojnë të ardhme më të mirë për veten dhe për shoqërinë në të cilën jetojnë”, tha Carovska.

Advertisement

Ajo u bëri thirrje vajzave që të mos dyshojnë për aftësitë e saja për lidershtip dhe t’i ndjekin shembujt e shumë vajzave mes të cilave edhe pjesëmarrësja në Samit, Malala Jusafzai e cila përmes aktivimit të saj lufton diskriminimin gjinor dhe dhunën ndaj vajzave./Telegrafi/

Carovska: Shkolla është vendi ku duhet të zhvillohen aftësitë e lidershipit te vajzat dhe të djemtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy