Çdo i treti qytetar në Maqedoni ka anti-trupa ndaj COVID-19, thonë analizat e Institutit për Imunologji

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çdo i treti person në Maqedoninë e Veriut, ka treguar se ka prezencë të antitrupave nga Covid-19. Ky konstatim ka ardhur nga analizat e Institutit për Imunologji, që është realizuar në dy javët e kaluara në Shkup.

Analiza është realizuar në 1.000 raste në disa vende të Shkupit, edhe atë në Karposh, Aerodrom, Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, Parkun e Qytetit, rrugën “Maqedonia” dhe sheshi “Maqedonia”, ndërsa janë përfshirë të gjitha grupmoshat, përcjell Telegrafi Maqedoni nga SDK.mk.

“Përpunimi i të dhënave tregoi se 30% e të testuarve, kanë antitrupa apo çdo i treti qytetarë e ka kaluar Covid-19. Gjatë analizës janë marrë materiale edhe nga njerëz që e kanë ditur se e kanë kaluar virusin, por edhe nga të testuarit të cilët nuk kanë qenë të infektuar apo nuk e dinin se e kanë pasur”, tha drejtori i Institutit, Aleksandar Petliçkovski.

Instituti gjithashtu ka kryer teste mbi mjekët që morën vaksinën Pfizer për rezultatet e vaksinimit. Petliçkovski thotë se të dhënat që morën janë të shkëlqyera, gjegjësisht njerëzit e vaksinuar kanë një dozë të madhe të antitrupave.

Advertisement

Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare të Institutit për Shëndet Publik, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni është 112.646./Telegrafi/

Çdo i treti qytetar në Maqedoni ka anti-trupa ndaj COVID-19, thonë analizat e Institutit për Imunologji shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy