Certifikatat e librave amë në Maqedoni shkojnë në histori, do të zëvendësohen nga një vërtetim të Regjistrit Qendror

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri Ljupçe Nikollovski paralajmëron digjitalizim të librave amë.

Në konferencë shtypi tha se qytetarët në të ardhmen nuk do të presin radhë nëpër sportele për të marrë certifikatë të lindjes, kurorëzim ose certifikatën e vdekjeve, por këto certifikata do të zëvednësohem vetëm me një vërtetim nga Regjistri Qendror.

“Kjo do të arrihet përmes ndryshimit të disa ligjeve gjatë periudhës së ardhshme”, tha Nikollovski i cili krahas kësaj mase, prezantoi edhe disa masa tjera që pritet të ulin nivelin e korrupsionit në vend.

Sipas tij, digjitalizimi dhe zvogëlimi i faktorit njeri ka rol të madh në uljen e korrupsionit./Telegrafi/

Advertisement

Certifikatat e librave amë në Maqedoni shkojnë në histori, do të zëvendësohen nga një vërtetim të Regjistrit Qendror shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy