Kirurgjia plastike rikonstruktive dhe estetike është një subspecialitet i veçantë në kirurgji. Kirurgjia estetike është pjesa më e bukur e kirurgjisë që merret me zbukurimin e pamjes së jashtme të një personi. Kirurgët që punojnë në këtë subspecialitet janë shumë preciz, të durueshëm dhe mbi të gjitha estetikë.
Shumë njerëz në popullatën e përgjithshme kanë keqkuptimin se kirurgjia kozmetike nënkupton silikonet, buzë të mëdha dhe fytyra akulli. Kirurgjia estetike është shumë më tepër se kaq, mbi të gjitha kirurgjia estetike synon një pamje më natyrale dhe simetrike.
Cili është interesi këtu dhe a janë gratë pacientët më të shpeshtë?
Vitet e fundit si në botë ashtu edhe në vendin tonë kirurgjia estetike është në rritje. Në vitet e fundit, gruaja moderne maqedonase ka zhvilluar një vetëdije më të lartë se si duhet të duket. Dëshira për t’u dukur më e re, më e bukur dhe më e sigurt në vetvete ka rritur kufijtë e asaj që kërkohet dhe pritet nga kirurgët. Gratë janë ende paciente më të shpeshta, por duhet të theksoj se vitet e fundit meshkujt i shohim më shpesh në ordinanca.
Ju u shprehët se pacientët kanë pritshmëri të mëdha nga kirurgët, a ka mospërputhje në dëshirat e pacientëve dhe çfarë mund ose duhet të arrihet realisht me kirurgjinë estetike?
Dilema e vazhdueshme në kirurgjinë estetike është ekuilibri midis dëshirave të pacientëve nga njëra anë dhe qëndrimit të kirurgut nga ana tjetër. Shumica e pacientëve, kur shikohen në pasqyrë, i shohin të metat e tyre shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë, ose e thënë ndryshe, nuk e përjetojnë, nuk e perceptojnë veten në të njëjtën mënyrë siç i percepton mjedisi. Duhet të keni dëgjuar shumë herë për disa persona që kanë bërë disa operacione apo procedura estetike. Përveç faktit që duhet të ketë një indikacion për kirurgji, kirurgët kanë një detyrë madhore të vlerësojnë në mënyrë të pavarur ose në konsultim me mjekun psikiatër nëse pacienti ka pritshmëri reale për ndërhyrjen e dëshiruar kirurgjikale.
Cilat janë mundësitë në kirurgjinë estetike?
Kirurgjia estetike përfshin teknika invazive dhe më pak ose jo invazive. Teknikat joinvazive ose më pak invazive që përdoren si pjesë e mjekësisë estetike janë aplikimi i botoksit, aplikimi i mbushësve të lëkurës, trajtimet PRP, biorevitalizimi, trajtimet me lazer, liftingu i fytyrës dhe qafës me fije (penjë), transplantimi i flokëve etj.
Teknikat invazive që përdoren janë të shumta, për t’i renditur në mënyrë sistematike, blefaroplastika (korrigjimi i qepallave, të sipërme dhe/ose të poshtme), rinoseptoplastika (korrigjimi estetik dhe funksional i hundës), otoplastika (korrigjimi i veshëve), ngritja e fytyrës dhe qafës, ngritja e vetullave, ngritja e buzëve, brakioplastika (korrigjimi i krahut në pjesën e sipërme), zmadhimi i gjirit, mastopeksia (liftimi i gjirit), zvogëlimi i gjoksit, gjinekomastia, abdominoplastika (korrigjimi i barkut), zmadhimi ose ngritja e vitheve, liposuksioni, ngritja e kofshëve, transferimi i indeve dhjamore, etj.
Cilat ndërhyrje kërkohen më shpesh në klinikën tuaj?
Ndërhyrjet estetike më të kërkuara në Spitalin Klinik Zhan Mitrev janë rinoseptoplastika dhe abdominoplastika.
Cilat nënkupton saktësisht rinoseptoplastika?
Rinoseptoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale që kryen korrigjim estetik dhe funksional të hundës. Problemet funksionale janë kryesisht probleme me frymëmarrjen, pra kalueshmëria e kanalit të hundës. Një tregues estetik mund të jetë kifozë e hundës ose e njohur si hunda me gungë, hunda e gjatë dhe e gjerë, një hundë në formë shale (shala e biҫikletës), majë e gjerë e hundës, majë e ulur ose e ngritur e hundës, hundë e gjerë. Gjithashtu një hundë asimetrike, e devijuar. Për të arritur rezultatin e dëshiruar, kjo procedurë kirurgjikale zakonisht përfshin rimodelimin e kockave dhe elementeve kërcore të hundës. Zakonisht qasja bëhet me rinoseptoplastikë të hapur, teknikë kirurgjikale e cila tashmë është pranuar në nivel botëror si standardi i artë. Çfarë do të thotë të kesh probleme funksionale, pra vështirësi në frymëmarrje me hundë? Zakonisht, bëhet fjalë për një devijim të septumit të hundës dhe kjo gjendje mund të zgjidhet me të njëjtën procedurë kirurgjikale. Në këtë rast bëhet fjalë për rinoseptoplastikën.
Çfarë do të thotë saktësisht abdominoplastika?
Korrigjim, shtrëngim i barkut.
Ndryshimet e barkut janë të pashmangshme pas lindjes ose nëse humbni shumë peshë në një periudhë të shkurtër kohe. Dobësia muskulore, strijat, lëkura e tepërt që ka humbur elasticitetin e saj, një cikatër si pasojë e një operacioni cezarian apo një hernie në murin e përparmë të barkut, janë disa nga ndryshimet që priten tek këto dy gjendje. Këto ndryshime shpesh çojnë në pakënaqësi, zhgënjim dhe madje edhe depresion.
Muskujt e barkut dobësohen, shtrihen ose vendosen në shtresa gjatë shtatzënisë, kjo gjendje quhet diastazë rektuale (rectus diastasis ) dhe mund të shoqërohet edhe me hernie. Mini-abdominoplastika është një teknikë më pak e ekstenzive se abdominoplastika standarde. Lëkura e tepërt dhe yndyra nënlëkurore hiqen, dhe shtresa tjetër e poshtme e muskujve të barkut shtrëngohet.
Abdominoplastika standarde rekomandohet atëherë kur duhet të hiqet një sasi më e madhe e lëkurës se tepërt dhe yndyrës nënlëkurore dhe/ose ka më shumë dobësi të muskulaturës së barkut. Nëse keni një hernie në kërthizë ose kudo në murin e përparmë të barkut, ajo mund të zgjidhet me të njëjtin operacion. Abdominoplastika rrethore është forma më invazive ku prerja vazhdon në mënyrë rrethore dhe pas, me te cilën arrihet shtrëngim më i mirë i ijëve dhe ngritjen e vitheve.
Abdominoplastika shumë shpesh kombinohet me liposuksion.Liposuksioni aplikohet shpesh në kirurgjinë estetike. Liposuksioni përfaqëson modelimin e indit dhjamor nënlëkuror në disa pjesë të trupit. Liposuksioni nuk është një mënyrë për të humbur peshë. Shumë gra dhe burra nuk janë në gjendje të humbasin yndyrën e depozituar në ijet, kofshët, vithe, bark, etj. Në ato raste, vetëm ato depozita të caktuara, specifike të indit yndyror trajtohen me liposuksion.
Sa shpesh pacientët vendosin të zgjedhin teknikat jo-invazive dhe cilat janë më të kërkuarat?
Pacientët shpesh zgjedhin teknika jo invazive.
Botox është një proteinë neurotoksike e sekretuar e prodhuar nga bakteriа Colostrum Botulinum. Kjo proteinë vepron në neurotransmetuesin në nivelin e sinapsës neuromuskulare duke shkaktuar paralizë të muskujve. Ka kohë që përdoret në mjekësi për qëllime terapeutike. Sot përdoret më së shumti në mjekësinë estetike për të zbutur rrudhat e fytyrës që shfaqen me kalimin e viteve për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të muskujve të fytyrës.
Mbushësit e lëkurës (filler dermal)
Me plakjen, lëkura humbet acidin hialuronik, kolagjenin dhe yndyrën nënlëkurore. Acidi hialuronik është një substancë natyrale që luan një rol në ekuilibrin e ujit në hapësirën ndërqelizore në lëkurë, pra hidratimin e lëkurës. Mbushësit e lëkurës përdoren për të mbushur, zbutur rrudhat, si dhe për të formuar, ngritur ose dhënë vëllim fytyrës ose buzëve.
Ka shumë teknika kirurgjikale dhe jokirurgjikale, e rëndësishme është qasja dhe vlerësimi individual se cilit pacient i duhet. Por dua të theksoj se ajo që të rinjtë shohin dhe dërgojnë në rrjetet sociale nuk janë në modë. Pamja natyrale dhe e kuruar është gjithmonë në modë.
Dr. Ilina Gaxhevska Tomulevska
Subspec. në kirurgjinë plastike rikonstruktive dhe estetike
The post Çfarë është kirurgjia estetike? appeared first on Telegrafi.