minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Çifti nga Shkupi raportojnë njëri tjetrin në polici për dhunë fizike - Struga.info


Çifti nga Shkupi raportojnë njëri tjetrin në polici për dhunë fizike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se një çift bashkëshortor nga Shkupi, gjatë ditës së djeshme kanë raportuar njëri-tjetrin për dhunë.

Raportin e parë e kishte bërë gruaja 35 vjeçe, ndërsa më vonë në mbrëmje, të njëjtën gjë e ka bërë burri 45 vjeç.

“Më 22.11.2025, rreth orës 13:00, në SPB Shkup, një grua 35-vjeçare nga Shkupi raportoi se në shtëpinë familjare në zonën e Kisella Vodës, pas një zënke të mëparshme, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj 45-vjeçar, i cili sipas saj, gjithashtu ia kishte marrë telefonin celular. Po ashtu, rreth orës 20:30, burri 45-vjeçar nga Shkupi raportoi se rreth orës 13:00 ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit”. thonë nga MPB.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy