“City Mall”: Jemi qendra e parë tregtare me certifikatë ndërkombëtare për përmbushjen e kushteve për parandalimin e COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“City Mall”: Jemi qendra e parë tregtare me certifikatë ndërkombëtare për përmbushjen e kushteve për parandalimin e COVID-19

“City Mall” në Shkup prej 16 qershorit 2020 është qendra e parë tregtare në Maqedoninë e Veriut, që është certifikuar si objekt që i përmbush kushtet për parandalimin e COVID-19.

Ky akreditim konfirmon se qendra tregtare është në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare, organizatat dhe këshillat industriale, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrën amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Gjatë periudhës kur qendra tregtare ishte e mbyllur, City Mall zbatoi masat shëndetësore dhe të sigurisë para rihapjes së plotë. Me hapjen e sërishme të qendrës tregtare City Mall zbatoi të gjitha masat e rekomanduara të sigurisë. Ato përfshijnë instalimin e stacioneve të dezinfektimit në hyrje, mënyra e shtuar dhe e veçantë e pastrimit dhe dezinfektimit, udhëzuesit e lëvizjes në dysheme, banderolat që kujtojnë vizitorët për rregullat për distancën sociale, produkte shtesë për
pastrim dhe pastrimi i plotë dhe dezinfektimi i thellë i impianteve të kondicionimit, u rrit sigurimi i kontrollit të vizitorëve për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës, si dhe parandalimi i grupimit të vizitorëve në qendrën tregtare dhe para hyrjeve.

Qendra tregtare me qëllim që të rrisë besimin tek shitoret dhe vizitorët, i janë qasur ndërmarrjes skandinave SSC (Safe Shopping Centers) për të kontrolluar masat e sjella dhe zbatimin e tyre. Pas ekzaminimit, SSC i ndau “City Mall” një certifikatë që vërteton se qendra tregtare ka zbatuar masat e sigurisë ndaj COVID-19.

Advertisement

“Ne jemi krenarë për ekipin tonë që punoi shumë gjatë periudhës që qendra tregtare ishte e mbyllur, për të përgatitur objektin për rihapjen e saj dhe zbatimin e masave për funksionimin e qendrës tregtare. I gjithë ekipi ka punuar me entuziazëm të madh për të marrë këtë akreditim dhe ne jemi gjithashtu mirënjohës për qiramarrësit që bashkëpunuan dhe zbatuan të gjitha masat mbrojtëse në ambientet e tyre. Gjithashtu jemi të kënaqur sepse jemi objekti i parë që do të kemi një njohje të tillë në Maqedoninë e Veriut. Ne kujdesemi për shëndetin e vizitorëve tanë në mënyrë që të bëjmë çdo vizitë brenda
qendrës, si dhe punonjësit të ndjehen të sigurt në të punët e tyre, por akoma nuk mund të bëjmë pa ndërgjegjen e vizitorëve tanë sepse bëhet fjalë për shëndetin e mijëra njerëzve”, tha Ebru Radevski – Menaxher i Përgjithshëm i “City Mall” në Shkup.

Ai shtoi se qendra tregtare në mënyrë të vazhdueshme renovohet dhe përmirësohet një kohë të gjatë.

Advertisement

“Kanë kaluar tre muaj të vështirë, jo vetëm për shkak të masave të reja të marra për të mbrojtur qendrën tregtare dhe vizitorët, por edhe ne jemi gjithashtu në procesin e ngritjes së qendrës tregtare në një nivel më të lartë, si dhe ndërtimi i një identiteti të ri edhe më të mirë për “City Mall”. Publiku i pranon përmbajtjet e reja dhe rinovimin dhe zbukurimin e madh të qendrës tregtare. Ky projekt i shkëlqyeshëm për ne vazhdon të gjithë këtë vit dhe pas, detaje që do të zbulojmë së shpejti. City Mall investon shumë përpjekjet për të mbrojtur shëndetin e punonjësve në qendër, si dhe të vizitorëve, por ne nuk mundemi vetëm, kështu që unë do të doja të apelojë në publik që të respektohen masat, si mbajtja e maskës dhe distancës fizike”, tha Damjan Korubin, menaxheri i marketingut në “City Mall”.

“City Mall”: Jemi qendra e parë tregtare me certifikatë ndërkombëtare për përmbushjen e kushteve për parandalimin e COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy