Çka shkruajnë mediat greke për ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat në Greqi gjatë këtyre ditëve në mënyrë aktive i ndjekin ngjarjet në Maqedoninë e Veriut duke nisur nga dorëheqja e paralajmëruar nga Zoran Zaev javën e kaluar deri te kërkesa e opozitës për seancën e caktuar për votim besimi të Qeverisë.

Siç raporton MIA nga Athina, përveç portaleve informative dhe mediat online, ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut janë pjesë edhe e lajmeve në televizione.

Gazetarët në Greqi theksin e vendosin te qëndrimet e kreut të OBRM-PDUKM-së për Marrëveshjen e Prespës, rënditja e forcave në Kuvend para votimit të enjten por nuk komentojnë se vendi mund të ketë krizë politike.

Në edicionet e djeshme të lajmeve qendrore në televizionet greke, gazetarët në mënyrë të detajuar informuan për kërkesën për mocion mosbesimit të Qeverisë dhe me këtë i përcjellin qëndrimet e Mickoskit dhe Zaevit.

Advertisement

Televizioni grek ERT komenton se të enjten pritet të jetë zgjidhja kyçe e Qeverisë së Zaevit, ndërsa televizioni “Sky” përcjell në mënyrë të detajuar se cilat parti nënshkruajnë kërkesën për mosbesimin e qeverisë dhe shton se “sipas analistëve politike, bëhet fjalë për bashkëpunim të përkohshëm me qëllim që të rrëzohet Zaev, duke theksuar se partitë politike shqiptare nuk do të përfitojnë nga koalicioni me partinë ‘E majta’ që mban profil anti-shqitpar”.

“Maqedonia e Veriut hyn në një periudhë të jostabiltietit politike, opozita parashtron propozimin për mosbesimin e qeverisë menjëherë pasi skadoi afati që ia dhanë Zaevit për të dhënë dorëheqje”, shkruan “Sky”.

Gazetari i televizionit “Open” komentoi se nëse Zaev e mban shumicë dhe opozita nuk arrin të formojë qeveri dhe besim, atëherë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Qëllimi i Zaev tani me siguri është që t’i zgjojë deputetët shqiptarë, t’i aktivizojë reflekset e tyre dhe të parandaojë pjesëmarrjen në qeveri me OBRM-PDUKM-në, por edhe me partinë e majtë dhe anti-shqiptare e cila është në përbërjen e re parlamentare”, shkruan “Open”.

Advertisement

Televizioni Mega përcjell qëndrimin e kreut aktual të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski rreth Marrëveshjes së Presës.

“Ai tha se asnjëherë nuk do ta përdorë shtesën ‘E veriut’, që do të thotë se vazhdimisht do të flasë për Maqedoninë, ndërsa në anën tjetër theksoi se s’ka mënyrë për ta mos e respektuar Marrëveshjen e Prespës”, sqaroi gazetari nga “Mega”./Telegrafi/

Çka shkruajnë mediat greke për ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut? shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy