Çka thonte Ali Ahmeti për listat e zeza të SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në një takim me qytetarët më 23 janar të këtij viti, në Zhelinë të Tetovës është pyetur për listat e zeza të SHBA-ve. Ai në përgjigje të gazetarit tha se nuk ka ndonjë informacion për listat e zeza dhe se kush do të jetë në këtë listë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Si Europa, si Amerika kanë përfaqësitë e veta, kanë vëzhguesit e vet dhe unë nuk kam ndonjë informacion për hartim të listave të zeza. Nëse ka lista të zeza dhe ky vlerësim është bërë nga Departamenti i Shtetit, përhajër u qoftë atyre që do të jenë në ato lista” ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Përndryshe, dje (e martë) Departamenti Amerikan i shtetit (DASH) ka publikuar emrin e Ramiz Merkos, kryetar i komunës së Strugës, si persona non-grata. Arsyetimi i DASH për Merkon ishte se zyrtari i BDI-së ishte i përfshirë në krim dhe korrupsion, si dhe në ndikmin e gjykatave.

Advertisement

Që prej publikimit të informacionit se Merko është shpallur non grata në SHBA, nuk ka ndonjë reagim nga BDI-ja, prej ku edhe vjen Merko. /Telegrafi/

Çka thonte Ali Ahmeti për listat e zeza të SHBA-ve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy