Çmimet e banesave në RMV gjithnjë e në rritje, Sllaveski: Do të marrim masa, është fakt shqetësues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banka Popullore nuk është e shqetësuar për rritjen e inflacionit. Guvernatori Trajko Sllaveski vlerëson se është e karakterit sezonal dhe pret stabilizim.

Nëse kjo nuk ndodh, Banka Popullore do të ndërmarrë masa. Megjithatë, ai është i shqetësuar për spekulimet në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sllaveski paralajmëron masa në koordinim me institucionet e tjera për frenimin e rritjes së çmimeve të banesave, por nuk zbulon se për çfarë masash bëhet fjalë.

Çmimet e banesave në vend, si në tremujorin e parë ashtu edhe në të dytin të këtij viti, janë rritur për rreth 20 për qind.

Advertisement

“Do të donim t’i drejtojmë aktivitetet tona drejt një dallimi të qartë midis kreditimit të banesave apo objekteve për banim që janë të destinuara për të jetuar, sidomos për të rinjtë, dhe kreditimit të pasurive të paluajtshme që përfaqësojnë investim ose në disa raste edhe spekulim me pritshmëri për rritje të mëtejshme të çmimeve. Sepse jemi të vetëdijshëm se në momentin kur banesa apo shtëpia, në vend që të jetë vendbanim, bëhet objekt spekulimi, mund të lindin probleme serioze shoqërore dhe ekonomike”, tha Sllaveski.

The post Çmimet e banesave në RMV gjithnjë e në rritje, Sllaveski: Do të marrim masa, është fakt shqetësues appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy