Çmimet e banesave në Shkup për një vit janë shtrenjtuar për 11,2%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rritje e madhe e çmimeve të banesave ka vërejtur Banka Popullore. Sipas përllogaritjeve të tyre, në kuartalin e katërt të vitit, çmimet janë rritur për 11,2 përqind në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar, ndërsa në krahasim me kuartalin e tretë të vitit 2020, çmimet janë shtrenjtuar për 5,2 përqind.

Sipas të dhënave nga Banka Popullore, rritje të tillë të çmimeve nuk është vërejtur që nga viti 2010, por statistika zyrtare tregon se dikur kemi patur rritje shumë më të madhe të banesave e ajo ka qenë në kohën e krizës së madhe finansiare kur kuartali i katërt i vitit 2008 kishte shënuar rritje prej 24,9 përqind në krahasim të vitit të kaluar 2007.

Çmimet e banesave në Shkup për një vit janë shtrenjtuar për 11,2% shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy