Maqedoni, rritet çmimi dhe interesi për blerjen e banesave, trendi i shtrenjtimit do të vazhdojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas publikimit të Bankës popullore për shtrenjtimin e banesave në tremujorin e parë prej 3,2%, disa agjenci për patundshmëri dhe kompani që shesin banesa thonë se çmimi është rritur edhe për 7,8% ose 150-200 euro për metër katrorë.

“Në tremujorin e parë metri katror banesorë është shtrenjtuar për 3,2% në raport me tremujorin e njëjtë në vitin e kaluar. Ky shtrenjtim ndërlidhet me atë të vitit të kaluar, që në tremujorin e parë ishte 1,7%. Sipas ndërtimtarëve, rritja e çmimit të banesave është rezultat i rritjes enorme të çmimeve të materialeve ndërtimore, para se gjithash hekurit, çmimi i të cilit nga fillimi i vitit është rritur dyfish”, njoftojnë nga BP-ja.

Siç duket korona kriza nuk i ka goditur kompanitë që shesin banesa, duke mos përfshirë 2 apo 3 muajt e parë edhe përkundër shtrenjtimit.

“Nga 150-200 euro për metra katrorë janë më të larta çmimet e banesave. Kjo ka të bëjë me rritjen e çmimit të materialit ndërtimorë edhe deri më 100%. Çmimet e reja vlejnë edhe për objektet e vjetra, që nuk duhet të jetë ashtu. Por, siç duket pronarët po e ndjekin trendin”, thonë nga Agjencia për Patundshëri “Atlas”.

Advertisement

Parashtrohet pyetja pse atëherë edhe banesat e vjetra, edhe ata që nga tërmeti nuk kanë përdorur materiale ndërtimore, i kanë rritur çmimet?

“Jo vetëm materialet ndërtimore por edhe fuqia punëtore shtrenjton. Së dyti, nuk ka banesa, të mos gënjehemi, nuk ka banesa. Nëse provoni të gjeni banesë në Qendër, Karposh 1, 2 dhe 3, nuk do të gjeni. E gjithë kjo ndikon që të rritet çmimi në treg. Disa do të thonë se banesat e vjetra janë tepër të shtrenjta. Por, për të shitur një banesë për të blerë një banesë të re, duhet ta caktoni çmimin”, tha Slobododan Bobi Mitrovski – Agjencia e Patundshmërive.

Një banesë në ndërtesë e cila është ndërtuar pas tërmetit, në lagjen Proleçe, nëse është e rinovuar, mund ta blini për 1200 euro/m2, thonë nga agjencia Atlas. Në Shkup, më të lira janë banesat në Çair dhe Shkup Veri me çmim prej 850- 950 m2, ndërsa më të shtrenjta janë në Vodno ku çmimi arrin vlerë deri në 2500 euro/m2.

Edhe nga kompania Xhevahir Sky City thonë se çmimet varen nga çmimet e materialeve ndërtimore.

Advertisement

Janë të njëzëshëm të paktën ata që i kontaktuam, se trendi i rritjes së çmimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Maqedoni, rritet çmimi dhe interesi për blerjen e banesave, trendi i shtrenjtimit do të vazhdojë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy