COVID-19 në Maqedoni, autoritetet thonë se situata është e qëndrueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet shëndetësore regjistruan dje përsëri numër treshifror të pacientëve të infektuar me Covid-19 në vend, por edhe numri i pacientëve të shëruar është gjithashtu i lartë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll.

Sipas informacioneve nga institucionet kompetente, në 24 orët e kaluara, nga gjithsej 1971 teste të kryera, janë diagnostikuar 188 pacientë të rinj, ndërsa numri i shëruar është 268. Për fat të keq, bilanci i vdekjeve mbetet i njëjtë, gjegjësisht dje janë regjistruar pesë persona të vdekur.

Edhe më tej, numri më i madh i pacientëve janë nga Shkupi, ndërsa kryeqyteti është udhëheqës edhe në numrin e rasteve aktive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njeriut të parë të shëndetësisë, gjendja është e qëndrueshme sepse një kohë të gjatë, nga gjithsej testet e bëra, pozitivë janë rreth 10 deri 15 për qind, ndërsa testimet zbulojnë numër të madh të rasteve asimptomatike.

Advertisement

Në deklaratën për televizionin “Telma”, Filipçe dje theksoi se kuadri është i organizuar mirë me sistemin e rotacionit të mjekëve dhe infermiereve nga repartet për mjekësi interne në repartet për infektologji. Spitalet, thotë ai, kanë kapacitet të mjaftueshëm duke pasur parasysh përqindjen të pacientëve të hospitalizuar, ndërsa së shpejti pritet të fillojë me punën e rregullt dhe SPQ “8 Shtatori”.

“Kjo mënyrë e qasjes, për sa i përket indikacionit për testim, e ajo është testimi i të gjithë atyre që kanë simptoma, por edhe njerëzit që kanë kontakte dhe kanë një rrezik jashtëzakonisht të lartë, është një strategji e mirë që duhet të vazhdojë, sepse zbulohet një numër i madh i bartësve asimptomatikë dhe kështu vendosen në izolim. Kjo parandalon përhapjen e infeksionit. Një nga treguesit më të mirë të situatës aktuale është kapaciteti i spitaleve – ka mjaft shtretër të lirë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Ne planifikojmë që nga java e ardhshme të fillojmë vendosjen e pacientëve nga SPQ “8 Shtatori” në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, duke pasur parasysh që ka mjaft shtretër të lirë, ndërsa spitali i montuar është plotësisht bosh, që të fillojë programi i rregullt në SPQ “8 Shtatori”, sidomos në pjesën e ortopedisë”, theksoi Filipçe.

Për përgatitjet për valën në vjeshtë e cila pritet, Filipçe tha se është bërë plan për plotësimin e kapaciteteve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe klinike në shtet me qëllim që të bëhen mini reparte infektive sipas shembullit të spitalit modular në Shkup që të mundet në spitale të trajtohen pacientët me patologji të zakonshme.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, thotë se planifikohet rritje e kapaciteteve për testim dhe diagnostikim me përfshirje të tre institucioneve tjera në të cilat do të mund të realizohet, që do ta rrit kapacitetin ditor për testim të Kovid-19.

Advertisement

Kjo, siç tha Karaxhoski, do të thotë në 11 institucionet e tanishme diagnostikuese, planifikohet edhe tre të reja me qëllim që të marrin edhe nga 200-300 mostra në ditë, që ta rrisim përqindjen e mostrave edhe prej 1.500 në ditë ndoshta deri në 2.000 në fund të vitit kalendarik.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë, në vend janë regjistruar 10.503 raste të Covid-19. Numri i pacientëve të shëruar është 5931, ndërsa numri i vdekjeve është 476. Aktualisht, numri i rasteve aktive në vend është 4096./Telegrafi/

COVID-19 në Maqedoni, autoritetet thonë se situata është e qëndrueshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy