Çulev: 5397 shkelje të orës policore gjatë fundjavës, MPB ka qenë në nivel të detyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, sot në konferencë për shtyp tha se zyrtarët policorë kanë qenë në nivel të detyrës gjatë ditëve të kaluara.

Ai njoftoi se prej të enjten në orën 21:00, deri sot në orën 05:00, në territorin e të gjithë vendit janë regjistruar 5397 shkelje të orës policore, ndërsa pjesa më e madhe (340) kanë qenë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për mosrespektimin e dekretit për mbrojtje personale janë konstatuar 1777 shkelje, ndërsa gjithsej deri tani për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 8188 shkelje”, tha Çulev.

Ai njoftoi se në fundjavën e kaluar në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut janë kryer 1543 kontrolle në objektet hotelerike dhe janë regjistruar 22 mosrespektim të masave, prej të cilave 18 në Ohër dhe 4 në Strumicë.

Advertisement

Çulev deklaroi se MPB është duke bërë punë profesionale dhe apeloi tek strukturat politike të përmbahen nga sulmet dhe pengesat, që sipas tij, janë në dëm të policisë./Telegrafi/

Çulev: 5397 shkelje të orës policore gjatë fundjavës, MPB ka qenë në nivel të detyrës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy