Çulev: Vendimi për orë policore nuk është ideal, por duhet të respektohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, ka bërë thirrje për respektim të orës policore të vendosur për këtë fundjavë, edhe pse sipas tij, nuk është zgjidhje ideale.

Ai në Facebook shkruan se numri i të infektuarve të rinj, i detyron të gjithë që të respektohen masat për mbrojtje nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këtë vit po i festojmë këto dy festa të mëdha dhe të rëndësishme në rrethana të ndryshme, përballë një sfide të madhe, domethënëse dhe serioze – të mbrojmë shëndetin tonë nga virusi Covid-19. Jam i vetëdijshëm që vendimi aktual për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nuk është ideal, por duhet të respektohet. Numri i madh i njerëzve që mbajnë virusin është një fakt që ne nuk duhet të injorohet”.
“Sidoqoftë, kjo shifër na detyron të gjithëve ne që mbajmë pozicione publike dhe politike, vendimet që ne marrim të bazohen në argumente dhe jo në politikën e përditshme, veçanërisht ato vendime që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan Çulev.

Ai shton se përgjegjësia për shëndetin personal dhe të përgjithshëm, është karakteristikë e njerëzve të mëdhenj./Telegrafi/

Advertisement

Çulev: Vendimi për orë policore nuk është ideal, por duhet të respektohet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy