Dalin pamjet nga zjarri në kafenenë në Çair të Shkupit, që dyshohet se lidhet me vrasjen e mbrëmshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin pamjet nga zjarri në kafenenë në Çair të Shkupit, që dyshohet se lidhet me vrasjen e mbrëmshme

Janë publikuar pamjet që janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si është shkaktuar zjarr i qëllimshëm në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit.

Në video shihet një nga personat e maskuar duke thyer derën hyrëse të kafenesë me një send të fortë. Dy të tjerët hyjnë brenda me një tub në duar. Ndërsa udhëheqësi qëndron jashtë dhe vazhdon të shikojë përballë rrugës.

Pas derdhjes së lëndës djegëse brenda, dalin dy personat e maskuar dhe drejtuesi i tyre ndez lëngun me çakmak. Hyrja e objektit merr flakë dhe tre personat e maskuar ikin. Gjithçka ndodh në gjysmë minutë.

Advertisement
Lexo po ashtu
PTHP: Po kontrollohet një lidhje e mundshme e vrasjes në Bllacë me shpërthimin e një zjarri në Çair

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë rreth orës 04:00 të ditës së djeshme dhe pas një ndërhyrjeje prej 40 minutash kanë shuar zjarrin.

Advertisement

Ndryshe, pak orë pas zjarrit është qëlluar me armë zjarri Z.T, babai i të arrestuarit G T, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen në Shisha Bar në Shkup dhe në Halkidiki.

Prokuroria po heton për lidhjen e zjarrit me vrasjen e Z.T që ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Dalin pamjet nga zjarri në kafenenë në Çair të Shkupit, që dyshohet se lidhet me vrasjen e mbrëmshme shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy