KSHZ në konferencën e radhës ka njoftuar për jehonën e votuesve deri në ora 17:00 në zgjedhjet presidenciale dhe kuvendare.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, njoftoi se për zgjedhjet presidenciale deri në ora 17:00 kanë votuar 452.412 ose 42.32 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kjo do të thotë se është arritur censusi dhe se presidenti do të zgjidhet në këtë raund.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, ajo tha se deri në ora 17:00 kanë votuar 470.950 ose 46.93 përqind e votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Ajo gjithashtu theksoi se krahasuar me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019, ka rritje të daljes prej 7 përqind./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.