Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4.17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.

Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Bogovinë.

“Në krahasim me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski.

Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare dalja deri ora 09:00 është 4.45%, jehona e votuesve më e madhe është regjistruar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinjë.

Advertisement

Sipas Dashtevskit krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e jehonës së votuesve.

 

Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17% shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy