Nevojitet karantinë e fundjavës që punonjësit shëndetësorë të pushojnë, thotë epidemiologu Dragan Danillovski për “Kanal5″.

Ai beson se duhet të futen masa shtesë kufizuese. Ai thotë se kulmi i valës së tretë mund të pritet në dy javë, rreth mesit të prillit.

Ai mendon se ora policore nga ora 22:00 dha rezultate, sepse pa atë kush e di se sa njerëz do të infektoheshin dhe vdisnin. Danillovski tha se populli ynë jeton jo shëndetshëm dhe kjo është arsyeja pse Covid-19 merr kaq shumë viktima.

“Ata mbyllen në bare, në takime në shtëpi, në dyqanet e basteve. Nuk lëvizin jashtë në ajër të pastër. Shumica e tyre janë pirës të duhanit, ata ushqehen në mënyrë jo të shëndetshme dhe këta janë faktorë që kontribuojnë që sëmundjet të kenë një pamje më të rëndë”, thotë Danilovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Danillovski: Nevojitet karantinë gjatë fundjavës shkruan Telegrafi.