KSI nesër do të mbajë mbledhje, Filipçe thotë se numri i rasteve gjatë fundjavës është joreal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të mbajë mbledhje.

Këtë sot e njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se numri i rasteve të reja nga rezultatet e fundjavës nuk është real.

“Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive është caktuar për nesër, pasi zakonisht numri i rasteve nga rezultatet e fundjavës së kaluar është joreal. Gjatë ditës së nesërme do të shqyrtojmë të dhënat e reja”, tha Filipçe.

Filipçe nuk theksoi nëse do të diskutohet për masa të reja kufizuese.

Advertisement

Ministri gjithashtu sot njoftoi se të mërkurën do të fillojë vaksinimi masiv i popullsisë./Telegrafi/

KSI nesër do të mbajë mbledhje, Filipçe thotë se numri i rasteve gjatë fundjavës është joreal shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy