Për momentin, kemi një situatë të gjelbër stabile, e cila mund të lëvizet lehtë dhe të shqetësohet, nëse nuk jemi vigjilentë, thotë epidemiologu Dragan Danillovski për emisionin “25 minuta”.

“Vaksinimi masiv është shpëtimi i vetëm nga mutacioni i ri indian i coronavirusit, i njohur si delta, i cili shumë shpejt mund të vijë dhe të përhapet tek ne. Të rinjtë janë faktori më i madh i rrezikut për transmetim dhe ata duhet të vaksinohen sepse duke u shoqëruar ata mund të përhapin virusin i cili është shumë më ngjitës dhe vështirë të njihet sepse duket si një ftohje e rëndë.

Viti shkollor duhet të fillojë në kohë, me të gjitha protokollet për mësimin e fëmijëve me prani fizike në mënyrë që të përdorin motin e ngrohtë, sepse ne nuk e dimë se çfarë na pret nga tetori”, vlerëson Danillovski.

Për momentin në Maqedoni numri i rasteve aktive është 228./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Danillovski: Për momentin, kemi situatë të gjelbër stabile me coronavirusin appeared first on Telegrafi.