Danilovski: Coronavirusi vret relativisht pak, në Maqedoni vdekshmëria është 4.2

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku dhe epidemiologu Dragan Danilovski për emisionin “Samo Vistina” tha se coronavirusi vret relativisht pak.

“Covid-19 vret relativisht pak. Në nivelin botëror, është 3.02 përqind e vdekshmërisë, ndërsa në vendin tonë është 4, kështu që tani rritet në 4.2 nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të regjistruara”, tha epidemiologu Dragan Danilovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, për momentin nuk mund ta ndajmë virusin me një ilaç specifik, domethënë që të gjithë ata që përmenden janë testuar për sëmundje të tjera dhe vetëm e lehtësojnë Covid-19.

Mjeku Danilovski tha se gëzim kemi pasur vetëm për një periudhë të shkurtër, sepse prej 27-të shtatorit kemi pasur përsëri rritje të rasteve pozitive dhe rritje e të shtruarve në spitale.

Advertisement

“Numri i të shtruarve në spital është një tregues i rëndësishëm dhe i besueshëm i dinamikës së një epidemie. Një perimetër i tillë është numri i të vdekurve. Javët e fundit ka pasur një prirje të lehtë në rënie, gjë që më ka bërë të mendoj se e gjithë situata është qetësuar. Sidoqoftë, ne shohim që kemi një rritje të numrit, edhe pse nuk mendoj se numri është rritur në mënyrë brutale, ashtu siç është rritur edhe numri i rasteve pozitive”, tha Danilovski./Telegrafi/

The post Danilovski: Coronavirusi vret relativisht pak, në Maqedoni vdekshmëria është 4.2 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy