DASH mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price është shprehur se SHBA mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, shkruan Price në një postim në Twitter.

Për çështjen e negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së me Bashkimin Europian foli një ditë më parë edhe komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Ky i fundit, pas Samitit të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Tiranë, deklaroi se ka një angazhim të madh për të mundësuar nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Komisioneri Varhelyi shtoi se po punohet pas kuintave dhe se qershori është muaji i vendimeve.

DASH mbështet hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy