Dashtevski: Dalja deri ora 09:00 është 3.85 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale deri orën 09:00 është 3.85 për qind, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë e njoftoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.

Ai tha se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.

Dashtevski tha se janë paraqitur probleme teknike në disa vendvotime, mirëpo brenda ditës do të eliminohen.

Advertisement

Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që mbahen sot kanë gjithsej 1.814.317 votues./Telegrafi/

 

Dashtevski: Dalja deri ora 09:00 është 3.85 për qind shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy