Dashtevski: Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit, Velo Markovski, Biljana Vankovska, Tome Nikollovski, Bujar Osmani, Gospodin Popovski, Maksim Dimitrievski, Stevço Jakimovski, Arben Taravari, Gjorgji Manaskov, Mersiha Smailoviq dhe Zorica Cvetkovska, ndërsa është parashtruar edhe një paraqitje për deputet të pavarur, informoi sonte kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski dhe përkujtoi se afati për paraqitje zgjatë deri më 8 mars.

Sipas tij, sot në mëngjes në orën 8:00 të gjitha vendet për grumbullim të nënshkrimeve ishin të hapura. Gjithsej në vend ka 34 njësi rajonale, të vendosura në të gjitha qytetet më të mëdha, ndërsa në disa nga njësitë rajonale ka edhe nga disa të punësuar. orari i punës është prej 8:00 deri në orën 20:00.

Deri më tani, siç tha Tashtevski në “Top Tema”, në KSHZ nuk janë parashtruar kurrfarë vërejtje për kushte joadekuate nga kandidatët të cilët grumbullojnë nënshkrime, ndërsa nëse dikush paraqet diçka, menjëherë do të veprohet. Nuk ka paraqitje, shtoi, as për fillim të parakohshëm të fushatës, por, megjithatë bën thirrje partitë politike t’i respektojnë procedurat dhe të sillen në pajtim me ligjin.

Lidhur me Aleancën për Shqiptarët dhe paraqitjen e kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i KSHZ-së sqaroi se do të kërkohen dokumentet e nevojshme edhe nga Gjykata edhe nga Regjistri qendror.

Advertisement

Lidhur me përputhjen e heshtjes para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale me fushatën për zgjedhjet parlamentare, Dashtevski përsëriti se KSSHZ vepron kryesisht në pajtim me Kodin zgjedhor.

Dashtevski: Deri më tani janë paraqitur 11 kandidatë për president të shtetit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy