Dashtevski: KSHZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, vendimet do të jenë legjitime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Agjencinë Informative Mediatike, tha se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të funksionojë me gjashtë anëtarë dhe se kjo është në përputhje me Rregulloren e punës.

“KSHZ-ja mund të funksionojë me gjashtë anëtarë sepse kërkohet shumica e votave në KSHZ, dhe sipas Rregullores mund të funksionojmë me gjashtë anëtarë në mënyrë shumë solide. Natyrisht, do të ishte e dobishme për ne nëse zgjidhet anëtari i shtatë dhe këtë ua lë në dorë organeve kompetente, përkatësisht Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ne nuk mund të ndërhyjmë në këtë”, tha ai.

I pyetur nëse janë konsultuar me kryetarin e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarit për kompletimin e KSHZ-së, ai thotë se kjo është e rregulluar me Kodin Zgjedhor.

“Ka ligj dhe duhet vepruar sipas ligjit, ndaj nuk kemi çfarë të themi. Nëse ndërhyjmë, do të thotë se nuk po veprojmë sipas ligjit, sepse nuk është detyra jonë t’u themi se çfarë të bëjnë. Dhe nga ana tjetër, do të na ishte e dobishme nëse ai do të vijë, e nëse nuk vjen, përsëri gjithçka që duhet bërë do të zbatohet në nivelin më të lartë”, tha Dashtevski, duke përsëritur se vendimet e marra nga KSHZ-ja deri në zbatimin e procesit zgjedhor do të jetë legjitim edhe me gjashtë anëtarë.

Advertisement

Lidhur me atë se a janë dorëzuar kandidaturat për kryetar të shtetit në KSHZ, Dashtevski tha se fillimisht duhet të shpallen zgjedhjet dhe më pas të fillojnë të kalojnë të gjitha afatet./Telegrafi/

Dashtevski: KSHZ mund të funksionojë edhe me gjashtë anëtarë, vendimet do të jenë legjitime shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy