Debati kuvendar për pagën minimale në Maqedoni vazhdon nesër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Debati për Propozim-ndryshimin e Ligjit për pagën minimale do të vazhdojë nesër, ndërsa opozita dhe pushteti kishin qëndrime dhe replika njëra me tjetërën.

Në debatin e sotëm, opozita akuzoi pushteti se nuk është pranuar amendamenti për rritje graduale të pagave të tejra, për shkak se inflacioni, sipas tyre, ndikon në standardin jetësor të punëtorëve.

Deputetët e shumicës rikujtuan projektet e realizuara që sipas tyre, janë dëshmitar se ky propozim do nuk do të ketë efekte negative.

Sipas deputetes së LSDM-së, Marija Gerogievska, me rritjen e pagës minimale do të rritet produktiviteti i firmave dhe punësimi.

Advertisement

“Gjatë periudhës 10 vjeçare, që kur kemi pagë minimale, nuk me ulje të papunësisë, por rritje të vazhdueshme të punësimit. Nuk ka efekte negative, përkundrazi, me rritjen e pagës minimale rritet produktiviteti dhe ekonomia”, tha Gerogievska./Telegrafi/

Debati kuvendar për pagën minimale në Maqedoni vazhdon nesër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy