minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Deklarata të ndryshme të Qeverisë së Maqedonisë, vaksinat “Pfizer” janë pritur që nga viti i kaluar - Struga.info


Deklarata të ndryshme të Qeverisë së Maqedonisë, vaksinat “Pfizer” janë pritur që nga viti i kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia e Veriut ka filluar procesin e vaksinimit kundër coronavirusit, me vaksinat “Pfizer” të cilat para disa ditësh i mori si donacion nga Serbia.

Autoritetet në vend, siç janë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, që nga viti i kaluar kanë pasur deklarata të ndryshme rreth arritjes së vaksinave dhe fillimin e vaksinimit. Ndërsa ajo që shihet është se ka vonesa të shumta, përkundër asaj që kanë deklaruar fillimisht.

Më poshtë ju rikujtojmë deklaratat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me arritjen e vaksinave dhe fillimin e procesit të vaksinimit:

30 dhjetor – “Sot pasdite është arritur marrëveshje e drejtpërdrejtë me “Pfizer”.
04 janar – “Marrëveshja është definuar mëngjesin e sotëm”.
16 janar – “Për kohë të shkurtë do ta arrijmë marrëveshjen”.
19 janar – “Marrëveshja me Pfizer është në fazën përfundimtare”.
27 janar – “Jemi në fazën përfundimtare nga bisedimet e drejtpërdrejta me Pfizer”.
03 shkurt – “Presim që Pfizer ta precizojë marrëveshjen”.
11 shkurt – “Draft marrëveshja duhet të arrijë javën e ardhshme”.
21 shkurt – “Akoma e presim marrëveshje e drejtpërdrejtë”.
26 shkurt – “Po finalizohen çështjet në marrëveshje”.

Advertisement

Dhe si përfundim, përkundër të gjitha këtyre deklaratave, Maqedonia e Veriut akoma nuk ka marrë vaksina drejtpërdrejtë nga kompania “Pfizer”, por vetëm rreth 4 mijë të cilat i ka si donacion nga Serbia.

Ndryshe, dje Ministria e Shëndetësisë informoi se me kërkesë të MPJ-së së Kinës, ka tërhequr paradhënien për vaksinat kineze.

Kurse, Venko Filipçe ditë më parë njoftoi se ai është autorizuar nga Qeveria, për të arrituar marrëveshje për blerjen e vaksinës ruse “Sputnik V”./Telegrafi/

The post Deklarata të ndryshme të Qeverisë së Maqedonisë, vaksinat “Pfizer” janë pritur që nga viti i kaluar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy