Deklarohen qytetarët rom të cilët pësuan nga policia në Manastir: Dhuna ka vazhduar edhe në stacionin policor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fikret dhe Nevzat Jasharoski (babë e bir) dhe shoku i tyre, Sotki Rapovski, janë akoma në shok, pas dhunës të martën mbrëma, nga zyrtarët policor të Maqedonisë.

Siç tregon Fikret Jasharoski, të martën në mbrëmje pas kthimit nga kafeneja, kanë bërë aksident duke u përplasur me një shtyllë betoni, pasi siç tha kanë qenë të dehur. Ai thotë se në vendin e ngjarjes ka arritur një furgon i policisë, prej të cilit kanë dalë një grup policësh, të cilët siç tha kanë filluar t’i rrahin pa asnjë arsye, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se drejtësinë do ta kërkojnë në gjykatë dhe do të dorëzojnë raport mjekësor për lëndimet që i kanë marrë nga dhuna e policëve.

“Ishim pesë persona në makinë, ta pranoj se ktheheshim nga kafeneja ku kemi pirë alkool. Akoma nuk ishim kthjellë nga goditja e aksidentit, kur u paraqitën një grup policësh, të cilët prisnim të na ndihmonin. Për në vend të ndihmës, morëm goditje. Pasnjë faj, pa thënë asnjë fjalë, filluan të na godasin”, tha Fikret Jasharoski.

Advertisement

Ai tha se dhuna e policëve nuk ka përfunduar atje, por ka vazhduar edhe pesë orë tjera në stacionin policor në Manastir.

“Në polici askush nuk na shikoi, askush nuk na pyeti nëse na duhet mjek. Kërkova ujë, por nuk na dhanë. Kur u pyeta pse na rrahin, cili është faji ynë, ata na ofenduan dhe shanë me fjalë të ndryshme”, tha ai.

Ndryshe, organizatat joqeveritare kanë kërkuar që MPB ta zbardh deri në fund këtë rast. Ndërsa nga ky dikaster sot njoftuan se kanë marrë masa ndaj policëve përgjegjës./Telegrafi/

Deklarohen qytetarët rom të cilët pësuan nga policia në Manastir: Dhuna ka vazhduar edhe në stacionin policor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy