Delegacion qeveritar bëri homazhe për Nikolla Karevin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacion qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme të Nikolla Karevit, Presidentit të parë të Republikës së Krushevës, në “Makedoniumin” e Gumenjës – Krushevë.

Karevit, Presidentit të parë të Republikës së Krushevës, në “Makedoniumin” e Gumenjës – Krushevë, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

“Me këtë fillon kremtimi në Krushevë i festës së madhe shtetërore 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni, i cili këtë vit shënohet nën sloganin “Forca jonë për të ardhmen”.

Kryetari i Qeverisë Kovaçevski e udhëheq delegacionin qeveritar i cili përbëhet nga zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Advertisement

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski do të bëjë homazhe dhe do të vendosë kurora me lule të freskëta në monumentet historike kushtuar Ilindenit në Krushevë, te monumenti i Slivës, i cili është simbol i flijimit të kryengritësve maqedonas në mbrojtje të Republikës së Krushevës dhe do të merr pjesë edhe në Panihida, e cila tradicionalisht çdo vit organizohet për nder të qytetarëve të rënë të Ilindenit në kishën “Shën Nikolla” në Krushevë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Delegacion qeveritar bëri homazhe për Nikolla Karevin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy