Delegacionet nga Maqedonia në Ljubljanë: Diskutime rreth rolit të gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 27 dhe 28 nëntor u zhvillua vizitë mes përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Institutit për të Drejtat e Njeriut zhvilluan një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Matej Aceto dhe gjyqtarët, Shpelca Mezhnar dhe Katja Shubman Stags.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, u interesua për trajtimin e lirive dhe të drejtave themelore nga këndvështrimi i gjyqësorit kushtetues, në rolin dhe procedurën për paraqitjen e ankesës kushtetuese në Slloveni.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Aceto, prezantoi aspektet praktike të punës së Gjykatës dhe efektet e zbatimit të ankesës kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Sebastian Nerad, prezantoi zbatimin praktik të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave duke evidentuar disa çështje që janë vendosur në periudhën e kaluar.

Delegacionet shkëmbyen përvoja për realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut para Gjykatës Kushtetuese me theks të veçantë në ndikimin e ankimit kushtetues në ngritjen e nivelit të mbrojtjes së tyre.

Advertisement

Kjo vizitë në Lubjanë u organizua nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, i cili u përfaqësua nga Margarita Tsaca Nikolovska, ish-gjyqtare në Gjykatën e Strasburgut dhe gjyqtare ndërkombëtare në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ish-gjyqtari kushtetues Igor Spirovski, si dhe pjesëmarrja të stafit ekspert nga Institutit për të Drejtat e Njeriut.

Vizita është pjesë e aktiviteteve të projektit “Gjykata Kushtetuese – mbrojtëse e të drejtave të njeriut” i mbështetur financiarisht nga Ambasada Gjermane në Shkup. /Telergafi/

 

Delegacionet nga Maqedonia në Ljubljanë: Diskutime rreth rolit të gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të njeriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy