Demir Kapia dhe Dojrani pa raste aktive me coronavirus, shtatë qytete me raste njëshifrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demir Kapia dhe Dojrani pa raste aktive me coronavirus, shtatë qytete me raste njëshifrore

Dojrani dhe Demir Kapia janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktive me coronavirus. Gjatë gjithë pandemisë në Dojran ka pasur 132 raste, ndërsa në Demir Kapi u regjistruan 396 raste.

Numra të vogël me raste aktive kanë edhe disa komuna në Maqedoni. Me shifër njëshifrore për momentin janë shtatë komuna edhe atë Kriva Pallanka me shtatë raste, Dibra me pesë, Berova dhe Vallandova me katër raste, Bogdanci me tre, Makedonski Brod me dy dhe Pehçeva me vetëm një rast.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive mbetet në Shkup me 1.129 raste aktive, ndërsa më pas vjen Kumanova me 257, Ohri 186, Manastiri 183, Prilepi 122 dhe Tetova me 104 raste aktive. Qytetet ose komunat tjera mbeten me shifra dyshifrore.


Maqedoni: Kthimi në normalitet, në fund të verës

Advertisement

Ndryshe, numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.789, ndërsa sot u regjistruan vetëm shtatë raste të reja dhe të gjithë janë nga Shkupi./Telegrafi/

Demir Kapia dhe Dojrani pa raste aktive me coronavirus, shtatë qytete me raste njëshifrore shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy