Demiri: Jo vetëm në Shkup, fëmijët e pavaksinuar nuk pranohen në çerdhe në të gjithë vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndalesa për mospranimin e fëmijëve të pavaksinuar në çerdhe nuk vlen vetëm në Shkup, ku është shpallur epidemia e kollës së keqe, por vlen për të gjithë territorin e shtetit.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, sot tha se Inspektorati Shtetëror Sanitar prej sot bënë kontrolle të shtuara çdo kund, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jo vetëm në terrritorin e Shkupit ku është shpallur epidemi, por në nivelin e të gjithë shtetit do të ketë kontrolle të shtuara dhe do të kërkoj mënyra për të vaksinuar të gjithë ata që nuk janë vaksinuar. Ai ka firmosur një urdhër për kthimin e fëmijëve që janë pjesërisht ose jo të vaksinuar”, tha ministri Demiri.

Për shkak të epidemisë së kollës së keqe në Shkup dhe rritjes së interesimit për vaksinim, ministri Demiri thotë se kanë kërkuar që të rritet numri i pikave të vaksinimit duke punësuar mjekë të rinj të cilët do të kishin një praktikë me pagesë.

Advertisement

Ai theksoi janë në pritje të një përgjigje nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili duhet të deklarojë nëse është e mundur të punësohen mjekë të rinj në periudhën parazgjedhore.

Demiri: Jo vetëm në Shkup, fëmijët e pavaksinuar nuk pranohen në çerdhe në të gjithë vendin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy