Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor, prioritetet e OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ka pasur takimin e parë zyrtar me Ane Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Demiri dhe Johansen, theksojnë nga atje, diskutuan për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 2024-2025.

“Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të aktiviteteve të përbashkëta për të siguruar mbulim shëndetësor universal të popullatës dhe për të mundësuar akses më të mirë të pacientëve në kujdesin shëndetësor, duke përmirësuar funksionimin e institucioneve në sektorin shëndetësor, vazhdimi i reformave në kujdesin parësor shëndetësor, forcimi i aktiviteteve për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse dhe miratimi sa më i shpejtë i planeve kombëtare dhe rregulloreve ligjore të përgatitura me mbështetjen e OBSH-së”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

Advertisement

Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor, prioritetet e OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy