Demiri: Kërkoj nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se vaksinimi është arritja më e madhe e sistemit shëndetësor.

Ai theksoi se Qendra për Shëndet Publik Shkup, ka shpallur epidemi, ndërsa aktualisht në nivel shtetëror janë regjistruar 34 të sëmurë me pertusis.

“Do ta shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem edhe një herë të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve që kanë fëmijë të vegjël – arritja më e madhe e sistemit shëndetësor është vaksinimi, prandaj kërkoj që të gjithë t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre. Të gjithë fëmijët fillimisht duhet të vaksinohen, pastaj të shkojnë në kopsht”.

“Ky ka qenë edhe një nga kriteret dhe rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive”, tha Demiri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve./Telegrafi/

Advertisement

Demiri: Kërkoj nga prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy