Demiri: Protestat e specialistëve kanë prapavijë politike, zgjidhje për kërkesat e tyre vetëm pas zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë mbështet kërkesat për paga më të larta dhe kontribute të paguara të specialistëve privatë, por nuk ka asnjë masë që ai mund të marrë deri pas zgjedhjeve për përmbushjen e kërkesave të tyre.

Demiri beson se protesta e specialistëve e organizuar pikërisht në këtë periudhë ka prapavijë politike.

“I kam pranuar në takim specialistët dhe kemi bërë një krahasim se cili ishte pozicioni i tyre para vitit 2017 dhe çfarë është tani. Ka një ndryshim të madh që deri në vitin 2017 nuk kanë pasur të ardhura, kanë pasur 0 të ardhura. Nuk them që të ardhurat aktuale janë të kënaqshme, dua që të barazohen me të ardhurat e një specialisti që është i punësuar në një institucion shëndetësor publik, por kjo kërkon buxhet dhe ribuxhetim, që nuk mund të realizohet tani para zgjedhjeve. Të ardhurat e tyre për tre muaj mjaftojnë për të paguar këstin e specializimit, pa përfshirë të ardhurat që marrin si kompensim për detyrën. Sigurisht që kjo nuk gjenerohet nga një dëshirë e thjeshtë për të përmirësuar statusin e tyre social, të ardhurat ekonomike, por gjenerohet edhe nga prapavia politik. Pavarësisht presionit që mund të bëjnë mbi publikun, ky është realiteti. Pse nuk janë të kënaqur kur bëjmë një krahasim kaq drastik? Pse kërkesat e tyre po inicohen tani është shumë indikative. Duhet të keni durim”, tha ministri Demiri.

Pas zgjedhjeve, Demiri bëri të ditur se do të ketë ribalancim të buxhetit dhe se të ardhurat e specialistëve privatë do të jenë të barabarta me të ardhurat e specialistëve që janë të punësuar në institucionet publike shëndetësore.

Advertisement

Ndryshe, specialistët privatë të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, pas njoftimeve disajavore kanë nisur sot grevë të përgjithshme. Klinikat kanë mbetur pa rreth 400 mjekë specialistë, të cilët nuk do të paraqiten në punë, nuk do të jenë në shërbim dhe nuk do të bëjnë ekzaminime ambulatore derisa të marrin garanci me shkrim nga Qeveria se pas zgjedhjeve, kërkesat e tyre për pension dhe sigurime shëndetësore të pagauara, si dhe paga më të larta, të cilat tani arrijnë në 26.000 denarë./Telegrafi/

Demiri: Protestat e specialistëve kanë prapavijë politike, zgjidhje për kërkesat e tyre vetëm pas zgjedhjeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy