Dëmtohet druri i mbjellë nga Nënë Tereza, reagon ITSHKSH

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëmtohet druri i mbjellë nga Nënë Tereza, reagon ITSHKSH

Nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup sot kanë reaguar për shkuljen e bredhit të Nënës Terezë në sheshin e Shkupit,

“Dje njoftuam për shkuljen nga era të bredhit të Nënës Terezë në sheshin e Shkupit dhe apeluam që të ndërmerren të gjitha masat që ky bredh të rikthehet aty ku ka qenë. Çuditërisht ky apel i ynë hasi në vesh të shurdhër dhe sot në vend se ta sanojnë gjendjen, duke e rikthyer bredhin në gjendjen e mëparshme, atë e kanë pre në disa pjesë, e kanë ngarkuar në kamionetë dhe e kanë dërguar në një drejtim të panjohur. Ndërmarrja që i ky kryer këto veprime, ka bërë një akt barbar ndaj një objekti që i takon trashëgimisë së Nënës Terezë, sepse bëhet fjalë për një bredh që është mbjellë nga vet dora e saj në vitin 1980, andaj ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë kërkon me urgjencë nga autoritet komunale dhe qendrore që të nisin procedurat e marrjes në përgjegjësi ndaj kryerësve të këtij akti të shëmtuar”, thuhet në reagim.

Se në çfarë gjendje është ky bredh, flasin vet fotografitë e shkrepura disa çaste pasi që është kryer kjo shëmti me pasoja të pariparueshme.

ITSHKSH-Departamenti për trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Terezë ka kohë që ka iniciuar në formë të një elaborati shpalljen e trashëgimisë së Nënës Terezë aset kombëtar në mbrojtje të shtetit, andaj në frymën e kësaj kërkese këmbëngulim që institucionet shtetërore të veprojnë në frymën e normave që parashihen ndaj të gjithë atyre që dëmtojnë trashëgiminë kulturore e shpirtërore. Njëherësh kërkojmë nga autoritetet e Qytetit të Shkupit që në një afat sa më të shkurtër të mbjellin një bredh tjetër, por me përmasa më të mëdha, ku sërish do të rikthehet shënimi i gravuar që tregon se Nënë Tereza e kishte mbjellë një bredh në vendin ku kishte qenë shtëpia e saj e lindjes.

Advertisement

Nga ITSHKSH thonë se është dashur që bredhi të kthehet në gjendjen e mëparshme pasi u shkul nga moti i ligë, ndërsa sot i njëjti është prerë, sipas tyre kjo paraqet një akt barbarë.

Dëmtohet druri i mbjellë nga Nënë Tereza, reagon ITSHKSH shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy