Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias dërgoi letër deri te ministri i MPJ-së, Bujar Osmani ku kërkohet zbatimi i plotë dhe në përpikëri i Marrëveshjes së Prespës, por edhe përdorimi i shkurtesës “NM” në vend të “MKD”.

Sipas burimeve diplomatike, Dendias shkruan se edhe pse në marrëveshje në nenin 1, paragrafi 3 dhe, kodi për emrin Maqedonia e Veriut në Organizatën Ndërkombëtare për Standardizim mbetet “MKD”, përdorimi konkret në euro 2020 nuk mund të pranohet nga Greqia”.

Të njëjtat burime thonë se në kuadër të praktikës ndërkombëtare, Maqedonai e Veriut duhet të përdorë shkurtesën “NM (North Macedonia) ose “RNM” (Republik of North Macedonia).

Dendias ka theksuar se duhet të zgjdhet edhe çështje e emrit të FFM-së dhe ka kërkuar nga Osmani të ndërhyjë për të zgjidhur këto çështje në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Dendias kërkon nga Bujar Osmani të respektohet Marrëveshja e Prespës në Kampionatin Evropian të Futbollit appeared first on Telegrafi.