Dendias në Shkup në takim me Pendarovskin, Kovaçevskin dhe Osmanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias nga nesër deri të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë e Veriut, me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe shprehjes së mbështetjes për perspektivën evropiane të rajonit, njofton AIM nga Athina.

Dendias nesër do të jetë në Tiranë, të martën në Sarajevë, të mërkurën në Shkup.

“Ky turne është pjesë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, për t’i kujtuar të gjithëve, si në rajon ashtu edhe në Bashkimin Evropian, rëndësinë e këtij rajoni”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Alexandros Papaioannou.
konferencë për shtyp të mërkurën.

Ministri i Jashtëm grek të mërkurën do të jetë në Shkup dhe sipas Papaioannou do të takohet me presidentin, kryeministrin dhe ministrin për Punët e Jashtme të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Advertisement

Dendias në Shkup në takim me Pendarovskin, Kovaçevskin dhe Osmanin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy