“E ndjekim nga afër situatën me Sasho Mijallkov”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.

“Jemi në dijeni të lajmeve që janë të lidhur me arratisjen e Mijallkovit”, thonë nga Departamenti i Shtetit.

Sot për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar.

Ekipet policore po e kërkojnë Mijallkovin që nga dita e djeshme pasi që nuk arritën të dorëzojnë urdhrin për arrest shtëpiak të lëshuar nga Gjykata Penale e Shkupit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë që ditën e premte duhet të shpallet vendimi përfundimtar për Sasho Mijallkov i cili akuzohet për përgjimet masive në rastin “Shënjestra-Fortesa”.

Departamenti i Shtetit për ikjen e Mijallkovit: E ndjekim nga afër situatën shkruan Telegrafi.