minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Policia konfiskon dokumente, çanta dhe celularë nga makina e sigurimit të Mijallkovit, vazhdon marrja në pyetje e familjarëve të tij - Struga.info


Policia konfiskon dokumente, çanta dhe celularë nga makina e sigurimit të Mijallkovit, vazhdon marrja në pyetje e familjarëve të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tre orëve që u morën në pyetje, policia ka bërë kontroll në makinën “Passat”, e cila jozyrtarisht ju takon sigurimit të Sasho Mijallkovit.

Zyrtarët policor nga stacioni Kisella Vodë, e kanë kontrolluar makinën e sigurimit të Mijallkovit, ndërsa kanë konfiskuar telefonë celular dhe çanta me dokumente, të cilat i kanë dorëzuar në stacionin policor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat që e kanë ruajtur Mijallkovin janë marrë në pyetje, pasi për të është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Përveç tyre, në stacion policor janë marrë edhe gruaja e tij Aleksandra Mijallkova, si dhe djali i tij, Jordan Mijallkov.

Advertisement

Akoma është e paqartë nëse janë zbuluar informacione për vendndodhjen e Mijallkovit. Marrja në pyetje ka përfunduar vetëm për Vllatko Mijallkovin, që është vëllai i Sasho Mijallkovit./Telegrafi/

 

The post Policia konfiskon dokumente, çanta dhe celularë nga makina e sigurimit të Mijallkovit, vazhdon marrja në pyetje e familjarëve të tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy